Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës. Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri. Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës. Më shumë pamje nga veriu i Mitrovicës mund t'i shihni nëpërmjet fotografive të realizuara nga fotoreporteri i REL-it Arben Hoti.
Situata në veri nëpërmjet fotografive

9
Ura mbi lumin Ibër që ndan Mitrovicën në Veriore dhe atë Jugore.

10
Automjetet e EULEX-it në urën mbi lumin Ibër. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, tashmë është duke ndihmuar Policinë e Kosovës, pas dorëheqjeve masive të policëve me përkatësi etnike serbe.

11
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për tensionet që janë krijuar ditëve të fundit në pjesën veriore të Kosovës dhe ka thënë se i konsideron këto tensione si rezultat i veprimeve nga të dyja anët.

12
Italia ka dërguar përforcime para disa javësh.
Facebook Forum