Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, u mbajtën marshe kundër dhunës ndaj grave. Motoja e protestës së përvitshme “Marshojmë S’festojmë” ishte “Drejtësi për gratë e vrara”. Sipas organizatorëve të këtij marshi protestues, nga viti 2010, 48 gra janë vrarë nga burrat në Kosovë. Pjesëmarrësit thanë se sistemi i drejtësisë është bashkëfajtorë, pasi siç argumentuan, ndaj burrave që po kryejnë vrasje të grave, drejtësia po shqipton dënime të ulëta.
"Drejtësi për gratë e vrara"

9
"Edhe sa thirrje të humbura" dhe "Vrasja e grave është urgjencë kombëtare" ishin disa prej sloganeve në protestën e organizuar më 8 mars në Prishtinë.

10
Marshi i qytetarëve nëpër rrugët e Prishtinës, ku u kërkua që institucionet të mos i neglizhojnë rastet e dhunimeve, ngacmimeve seksuale, dhunës ndaj grave dhe padrejtësive të tjera të bazuara në gjini dhe orientim seksual.

11
"Feminizmi do të na çlirojë", shkruan në këtë pano që mban në dorë kjo grua që mori pjesë në protestën e organizuar më 8 mars në Prishtinë.

12
Protesta kundër vrasjes së grave në sheshin Zahir Pajaziti më 8 mars 2022.