Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, u mbajtën marshe kundër dhunës ndaj grave. Motoja e protestës së përvitshme “Marshojmë S’festojmë” ishte “Drejtësi për gratë e vrara”. Sipas organizatorëve të këtij marshi protestues, nga viti 2010, 48 gra janë vrarë nga burrat në Kosovë. Pjesëmarrësit thanë se sistemi i drejtësisë është bashkëfajtorë, pasi siç argumentuan, ndaj burrave që po kryejnë vrasje të grave, drejtësia po shqipton dënime të ulëta.
"Drejtësi për gratë e vrara"

13
Protestuesit fajësuan sistemin e drejtësisë për neglizhim të rasteve gjyqësore, ku viktima janë gratë.

14
Organizatorët e protestës në Prishtinë thanë se që nga viti 2010, 48 gra janë vrarë nga burrat.

15
"Punë e barabartë në shpi" shkruan në këtë pano. Protestuesit kërkuan që gratë të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe jo siç thanë, "qytetarë të rendit të dytë dhe robër të burrave".