Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas në Prishtinë dhe në qytete të tjera të Kosovës, u mbajtën marshe kundër dhunës ndaj grave. Motoja e protestës së përvitshme “Marshojmë S’festojmë” ishte “Drejtësi për gratë e vrara”. Sipas organizatorëve të këtij marshi protestues, nga viti 2010, 48 gra janë vrarë nga burrat në Kosovë. Pjesëmarrësit thanë se sistemi i drejtësisë është bashkëfajtorë, pasi siç argumentuan, ndaj burrave që po kryejnë vrasje të grave, drejtësia po shqipton dënime të ulëta.
"Drejtësi për gratë e vrara"

5
Një grua duke hedhur ngjyrë në ndërtesën e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë më 8 mars 2022.

6
Një pjesëmarrës në protestën e organizuar në Prishtinë më 8 mars, duke mbajtur një pano ku shkruan “Pse është fuqia e zanit tem ma e pandershme se aktet e abuzuesve?”.

7
Protesta para Pallatit të Drejtësisë, që u kritikua se nuk po vepron shpejt në rastin e dhunës ndaj grave, ngacmimeve seksuale dhe po shqipton dënime të ulëta për burrat.

8
"Poshtë patriarkati" ishte një prej sloganeve që pjesëmarrësit brohoritën gjatë protestës në Prishtinë më 8 mars 2022.