Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, vlerësohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që aleanca e NATO-s të ndërhynte në Kosovë, ndërhyrje që çoi në çlirimin e Kosovës. Albright vdiq më 23 mars në moshën 84-vjeçare, njoftoi familja e saj. Ajo kishte thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte bërë “në emër të lirisë”. Ish-presidenti Bill Clinton, që e kishte emëruar Albrightin në postin e sekretares, tha se bota ka humbur shumë me vdekjen e saj. Albright ishte gruaja e parë që u emërua në postin e Sekretarit të Shtetit.
Kontributi i Madeleine Albright për çlirimin e Kosovës

21
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, duke folur për media pas një takimi me përfaqësuesit e Kosovës Rexhep Qosja, Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova në Këln të Gjermanisë më 8 qershor 1999. Po atë ditë, Albright ishte takuar me liderët e Grupit G8 me të cilit bisedoi për situatën në Kosovë.

22
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, duke biseduar me një oficer amerikan në bazën Petrovac në afërsi të Shkupit më 11 qershor, 1999. Albright kishte shkuar në Shkup vetëm pak kohë para se trupat e NATO-s të hynin në Kosovë.

23
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, duke mbajtur në duar një refugjatë kosovar gjatë vizitës së saj më 11 qershor 1999 në një kamp refugjatësh në Maqedoninë e Veriut. Albright kishte shkuar në Shkup vetëm pak kohë para se trupat e NATO-s të hynin në Kosovë.

24
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, gjatë arritjes në aeroportin e Prishtinës më 29 korrik 1999. Albright, që ka luajtur rol kyç në vendimin që NATO të ndërhynte në çlirimin e Kosovës, gjatë kësaj vizite i kishte bërë thirrje serbëve që të mos largohen nga Kosova, por të ndihmojnë në krijimin e një shoqërie multietnike.