Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, vlerësohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që aleanca e NATO-s të ndërhynte në Kosovë, ndërhyrje që çoi në çlirimin e Kosovës. Albright vdiq më 23 mars në moshën 84-vjeçare, njoftoi familja e saj. Ajo kishte thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte bërë “në emër të lirisë”. Ish-presidenti Bill Clinton, që e kishte emëruar Albrightin në postin e sekretares, tha se bota ka humbur shumë me vdekjen e saj. Albright ishte gruaja e parë që u emërua në postin e Sekretarit të Shtetit.
Kontributi i Madeleine Albright për çlirimin e Kosovës

25
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, pozon për një fotografi grupore me përkthyesit shqiptar në Kampin Bondsteel. Korrik 1999.

26
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, duke përshëndetur qytetarët në qendër të Prishtinës, që kishin dalë për ta dëgjuar fjalimin e saj më 29 korrik, 1999. Gjatë këtij fjalimi ajo tha se fuqitë perëndimore e mbështesin fuqishëm një Kosovë multientike.

27
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, duartroket, teksa Madeleine Albright shikon zbulimin e bustit dedikuar saj në Prishtinë, që u zbulua në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Prishtinë, 12 qershor 2019.

28
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, gjatë fjalimit në ceremoninë për 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Prishtinë, 12 qershor 2019.