Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, vlerësohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që aleanca e NATO-s të ndërhynte në Kosovë, ndërhyrje që çoi në çlirimin e Kosovës. Albright vdiq më 23 mars në moshën 84-vjeçare, njoftoi familja e saj. Ajo kishte thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte bërë “në emër të lirisë”. Ish-presidenti Bill Clinton, që e kishte emëruar Albrightin në postin e sekretares, tha se bota ka humbur shumë me vdekjen e saj. Albright ishte gruaja e parë që u emërua në postin e Sekretarit të Shtetit.
Kontributi i Madeleine Albright për çlirimin e Kosovës

17
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, gjatë një takimi me ish-sekretarin e Jashtëm britanik, Robin Cook. Të dy morën pjesë në një takim urgjent të NATO-s në Bruksel që u mbajt më 12 prill 1999. Të 19 ministrat e NATO-s kishin biseduar për planin e tyre ushtarak dhe politik, por edhe humanitar për krizën në Kosovë.

18
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, duke dhënë dëshmi më 20 prill 1999 para Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan lidhur me luftën në Kosovë. Një ditë para kësaj dëshmie, NATO kishte bombardua Jugosllavinë, por nuk kishte mundur që të ndihmonte qindra-mijëra shqiptarë, që kishin ikur nga shtëpitë e tyre dhe ishin fshehur në male.

19
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, gjatë një konference për media me ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në përvjetorin e 50 të NATO-s më 25 prill 1999. Liderët e NATO-s ishin zotuar se do të mbronin të shtatë shtetet me të cilat kufizohej Jugosllavia, nëse forcat serbe do t’i sulmonin ato. NATO në këtë takim po ashtu u zotua se do të vazhdojë sulmet ajrore në Kosovë.

20
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, në një konferencë të përbashkët për media më 30 prill 199 me kryeprokuroren në Tribunalin e Hagës për krime lufte n[ë Ballkan, Louise Arbour. Arbour kishte folur për përpjekjet për të nisur hetimet për krime lufte në Kosovë.