Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, vlerësohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që aleanca e NATO-s të ndërhynte në Kosovë, ndërhyrje që çoi në çlirimin e Kosovës. Albright vdiq më 23 mars në moshën 84-vjeçare, njoftoi familja e saj. Ajo kishte thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte bërë “në emër të lirisë”. Ish-presidenti Bill Clinton, që e kishte emëruar Albrightin në postin e sekretares, tha se bota ka humbur shumë me vdekjen e saj. Albright ishte gruaja e parë që u emërua në postin e Sekretarit të Shtetit.
Kontributi i Madeleine Albright për çlirimin e Kosovës

13
Konferenca e fundit e përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit në bisedimet për Kosovën që u mbajt në Rambuje më 23 shkurt 1999. Përfaqësuesit ndërkombëtarë thanë se është arritur marrëveshje për një autonomi substanciale për Kosovën, pas bisedimeve midis përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe serbëve.

14
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, gjatë një konference në Uashington më 22 mars 1999 tha se është e qartë se "koha po mbaron" për presidentin e atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, për të nënshkruar marrëveshjen e paqes, teksa e kishte paralajmëruar se në të kundërtën do të përballej me sulmet ajrore të NATO-s.

15
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, gjatë një takimi me këshilltarët e politikës së jashtme dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, në Zyrën Ovale më 25 mars 1999, takim në të cilin u diskutua për bombardimin e Jugosllavisë nga NATO-ja.

16
Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, gjatë një takimi me këshilltarët e politikës së jashtme dhe ish-sekretaren, Madeleine Albright, në Zyrën Ovale më 25 mars 1999, takim në të cilin u diskutua për bombardimin e Jugosllavisë nga NATO-ja.