Ndërlidhjet

Kupchan: Trump mund të rikthehet në dialogun Kosovë-Serbi për një fitore të lehtë


Kupchan: Trump mund të rikthehet në dialogun Kosovë-Serbi për një fitore të lehtë Kupchan: Trump mund të rikthehet në dialogun Kosovë-Serbi për një fitore të lehtë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:41 0:00

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara, thotë për Radion Evropa e Lirë se postimi i fundit i presidentit amerikan, Donald Trump, për Kosovën dhe Serbinë duhet kuptuar si përpjekje për të rikthyer vëmendjen ndaj vetes si “negociator i shkëlqyer”, ndërkohë që premtimet e tij për paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme nuk janë realizuar. Kupchan nuk e përjashton mundësinë që Kosova dhe Serbia të bëhen një fushë më e menaxhueshme e politikës së jashtme për Trumpin, në kohën kur përballja me krizat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme po rezulton shumë më e ndërlikuar. Kupchan thotë se riangazhimi amerikan në dialogun Kosovë-Serbi mund të ndodhë përmes emërimit të një përfaqësuesi të posaçëm, si Richard Grenell apo dikush tjetër, që do të kishte mandat të qartë për të ushtruar presion mbi palët. (Montazhi: Bujar Tërstena)

XS
SM
MD
LG