Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Kubanët çohen si rrallëherë kundër pushtetit komunist

9
Mbështetësit e qeverisë reagojnë gjatë protestave, në kryeqytetin kuban.

10
Policia arreston një person gjatë protestave për dhe kundër qeverisë kubane, në Havanë.

11
Policët me rroba civile arrestojnë një protestues antiqeveritar në Havanë.

12
Arrestimi i një protestuesi nga policët me rroba civile gjatë protestave në Havanë.