Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Kubanët çohen si rrallëherë kundër pushtetit komunist
13
Njerëzit shtyjnë një veturë të përmbysur në rrugë, në kuadër të një demonstrate kundër presidentit kuban, Miguel Diaz-Canel, në Havanë.
14
Një oficer qëndron teksa shikon automjetet e policisë duke u përmbysur në rrugë gjatë protestave kundër qeverisë komuniste.
15
Një demonstrues para punonjësve të Institutit të Radios dhe Televizionit (ICRT), në kryeqytet.
16
Demonstruesit e ulur këmbëkryq protestojnë para punonjësve të ICRT-së.