Më 11 korrik, mijëra kubanë kanë marrë pjesë në protesta të rralla kundër qeverisë komuniste të shtetit ishullor në Karaibe, ku shumë të rinj kanë brohoritur “Poshtë diktatura” dhe “Liri”. Presidenti Miguel Diaz-Canel u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të “luftojnë” demonstruesit në Havanë. (Përgatiti: Trim Haliti)
Kubanët çohen si rrallëherë kundër pushtetit komunist

5
Demonstruesit kubanë ikin nga ushtarët që kanë bllokuar një rrugë, gjatë një proteste, në kryeqytet.

6
Mbështetësit e qeverisë marshojnë në Havanë.

7
Përkrahësit e qeverisë mblidhen te monumenti i Maximo Gomezit, në kryeqytet.

8
Njerëzit ikin gjatë protestave kundër dhe në mbështetje të qeverisë, të zhvilluara teksa koronavirusi po vazhdon të përhapet shumë, në Havanë.