Më 14 shtator ka nisur viti i ri shkollor në Kosovë. Në kohë pandemie, nxënësit dhe mësimdhënësit duhet t’iu përmbahen rregullave për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Autoritetet kanë thënë se mbajtja e maskës, distancës dhe higjiena personale, janë rregullat që duhet të aplikohen në shkolla. Radio Evropa e Lirë ju sjellë disa fotografi të bëra në shkollën fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë.
Nxënësit kthehen në shkolla
5
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka thënë se inspektorët sanitarë do të mbikëqyrin nëse shkollat po respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi. Fotografi e bërë në shkollën fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë më 14 shtator, 2020.
6
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thënë se top-prioritet në punën e tyre tani do të jetë shëndeti i nxënësve dhe mësimdhënësve. Drejtori i këtij insituticioni, Naser Ramadani, është zotuar se çdo rast i dyshuar me koronavirus në mesin e nxënësve dhe mësimdhënësve do të trajtohet brenda ditës. Fotografi e bërë në shkollën fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë më 14 shtator, 2020.
7
Viti i ri shkollor në Kosovë është dashur të nisë më 1 shtator, por u shty, pasi Ministria e Arsimit tha se kjo u bë me qëllim që të sigurohen kushtet e sigurta për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit.Fotografi e bërë në shkollën fillore "Ismail Qemali" në Prishtinë më 14 shtator, 2020.