Kremtimi i Pashkëve nëpër botë
Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë në mbarë botën, përfshirë në Kosovë, po kremtojnë Pashkët. Ata kanë marrë pjesë në shërbesa dhe mesha për festën, që simbolizon ringjalljen e Krishtit. Në këtë festë, besimtarët po ashtu ngjyrosin vezë, një traditë e lashtë që simbolizon jetën dhe ringjalljen.

Patriarku Ekumenik Bartolomeu I, (në qendër të fotografisë) udhëheqësi shpirtëror i të gjithë të krishterëve ortodoksë lindorë në botë, duke qëndruar, teksa besimtarët mbajnë qirinj gjatë meshën në vigjilje të Pashkëve, në Kishën Patriarkale të Shën Gjergjit në Stamboll. Turqi, 20 prill 2025.

Një murgeshë katolike merr pjesë në një meshë për Pashkët në Xhakarta më 19 prill 2025.

Disa persona përgatisin shportat e Pashkëve për t'u bekuar para një kishe të shkatërruar gjatë luftës në Lukashivka, në Ukrainë. 20 prill 2025.

Besimtarët e krishterë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit për Meshën e së dielës për Pashkët në Vatikan më 20 prill 2025.