Kremtimi i Pashkëve nëpër botë
Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë në mbarë botën, përfshirë në Kosovë, po kremtojnë Pashkët. Ata kanë marrë pjesë në shërbesa dhe mesha për festën, që simbolizon ringjalljen e Krishtit. Në këtë festë, besimtarët po ashtu ngjyrosin vezë, një traditë e lashtë që simbolizon jetën dhe ringjalljen.

13
Besimtarët kristianë mbajnë qirinj dhe fenerë ndërsa ndjekin rrugën që besohet të ketë ndjekur Jezusi kur u arrestua dhe u dërgua për gjykim përmes Luginës së Kidronit në Jerusalem më 17 prill 2025, tri ditë para Pashkëve.

14
Besimtarët marrin pjesë në shërbesa në prag të Pashkëve në Kishën El Calvario në San Salvador më 19 prill 2025.