Kremtimi i Pashkëve nëpër botë
Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë në mbarë botën, përfshirë në Kosovë, po kremtojnë Pashkët. Ata kanë marrë pjesë në shërbesa dhe mesha për festën, që simbolizon ringjalljen e Krishtit. Në këtë festë, besimtarët po ashtu ngjyrosin vezë, një traditë e lashtë që simbolizon jetën dhe ringjalljen.

Besimtarët marrin pjesë në shërbesën për Pashkët Ortodokse në Manastirin e Shën Gjon Pagëzorit, afër Mavrovës në Maqedoninë e Veriut më 20 prill 2025.

Fëmijët ngjyrosin së bashku vezët për Pashkë në Podgoricë të Malit të Zi.

Një besimtare e krishter lutet gjatë meshës së mesnatës të mbajtur në Katedralen e Shën Patrikut në Karaçi të Pakistanit më 20 prill 2025.

Besimtarët ortodoksë etiopianë marrin pjesë në ceremoninë e "Zjarrit të Shenjtë" në seksionin etiopian të Kishës së Varrit të Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, më 19 prill 2025.