Edhe mëngjesin e së enjtes qytetarët serbë janë mbledhur për të protestuar në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok kundër kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave. Tensionet në veri të Kosovës u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë.
Protestat e së enjtes në veri përmes fotografive

5
Situata në Zubin Potok raportohet e qetë mëngjesin e së enjtes.

6
Policia e Kosovës qëndron para ndërtesës komunale në Zubin Potok.

7
Gra të veshura me bluza të bardha dhe të kuqe duke protestuar në Zubin Potok.

8
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, punonjësit e institucionit parashkollor në Zveçan kanë performuar në afërsi të ndërtesës së komunës, e cila është siguruar nga pjesëtarët e KFOR-it. Ky institucion punon në sistemin serb.