Kosova shënoi 14 vjet të shtetësisë me aktivitete të ndryshme. Qytetarë të shumtë përcollën Paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, nga sheshi "Nëna Terezë", në Prishtinë. Radio Evropa e Lirë ju sjell atmosferën festive nëpërmjet fotografive.
Festa e pavarësisë nëpërmjet fotografive

9
Garda Ceremoniale e Republikës së Kosovës gjatë parakalimit në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

10
Një vajzë e veshur me një bluzë ku shkruan Kosova, buzëqesh derisa mban një balon me hartën e Kosovës.

11
Një fëmijë me plis në kokë mban në dorë flamurin e Kosovës.

12
Monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, që gjendet në Prishtinë sivjet u dedikohet grave, të cilat kanë qenë të suksesshme në fusha të ndryshme, si dhe atyre që kanë qenë viktima të dhunës.