Me gjithë protestat para dhe brenda ndërtesës së Kongresit nga mbështetës të presidentit aktual, Donald Trump, duke ndërprerë dhunshëm seancën, Kongresi amerikan ka certifikuar Joe Bidenin si president dhe Kamala Harris nënpresidente të ardhshme të SHBA-së. Brenda ndërtesës së Kongresit shihen dëmet e shkaktuara nga protestuesit që arritën të futen dhunshëm.
Një seancë ndryshe e Kongresit

13
Oficerët e policisë mbrohen me mburojat e tyre ndërsa përpiqen t'i mbajnë mbështetësit e Trumpit jashtë ndërtesës së Kongresit gjatë një proteste kundër certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2020, Uashington, janar 2021.

14
Mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, jashtë dhomave të Senatit pasi shkelën sigurinë e Kongresit, në Uashington, 06 Janar 2021.

15
Një pamje e një shënimi të lënë nga një mbështetës i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në tryezën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, janar 2021.

16
Policia brenda Kongresit drejton tytat e armëve kah protestuesit pranë Dhomës së Përfaqësuesve, 6 Janar 2021, në Uashington.