Me gjithë protestat para dhe brenda ndërtesës së Kongresit nga mbështetës të presidentit aktual, Donald Trump, duke ndërprerë dhunshëm seancën, Kongresi amerikan ka certifikuar Joe Bidenin si president dhe Kamala Harris nënpresidente të ardhshme të SHBA-së. Brenda ndërtesës së Kongresit shihen dëmet e shkaktuara nga protestuesit që arritën të futen dhunshëm.
Një seancë ndryshe e Kongresit

17
Njerëzit duke u fshehur, ndërsa protestuesit përpiqen të hyjnë në Dhomën e Shtëpisë në Kongresin amerikan, 6 Janar 2021, në Uashington.

18
Punonjësit e Kongresit mbajnë duart lart ndërsa ekipet e Policisë kryejnë kontrolle, Uashington, 6 Janar 2021.

19
Një mbështetës i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ulet në një tavolinë pasi u fut me forcë në ndërtesën e Kongresit, më 6 janar 2021, në Uashington.

20
Policia evakuon gazetarët dhe anëtarët e stafit të shtypit nga Kongresi, Uashington, 6 Janar 2021.