Me gjithë protestat para dhe brenda ndërtesës së Kongresit nga mbështetës të presidentit aktual, Donald Trump, duke ndërprerë dhunshëm seancën, Kongresi amerikan ka certifikuar Joe Bidenin si president dhe Kamala Harris nënpresidente të ardhshme të SHBA-së. Brenda ndërtesës së Kongresit shihen dëmet e shkaktuara nga protestuesit që arritën të futen dhunshëm.
Një seancë ndryshe e Kongresit

9
Mbeturina të hedhura në dyshemenë e Kongresit, Uashington, 7 janar 2021.

10
Një flamur është fotografuar në një kosh plehrash pasi mbështetësit e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pushtuan ndërtesën e Kongresit në Uashington, 7 Janar 2021.

11
Një oficer policie arreston një protestues mbështetës të Trumpit, ndërsa turmat sulmuan ndërtesën e Kongresit, Uashington, janar 2021.

12
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, gjatë një adresimi pasi protestuesit, mbështetës të Trumpit u mblodhën përreth ndërtesës së Kongresit në Uashington.