Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
00:16 4.3.2022

Ukraina: Trupat bjelloruse u urdhëruan të kalojnë kufirin me Ukrainën

Ushtria ukrainase thotë se beson se trupat bjelloruse janë urdhëruar të kalojnë kufirin me Ukrainën dhe të luftojnë.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook shkroi se “komanda e njësisë ushtarake mori një urdhër për të kaluar kufirin me Ukrainën”.

Ukraina thotë se Rusia po përdor territorin e Bjellorusisë për të gjuajtur predha në qytetet e Ukrainës.

00:50 4.3.2022

Ukrainasit në SHBA do të marrin 'status të mbrojtjes së përkohshme’

Shtetasit ukrainas që aktualisht ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lejohen të qëndrojnë në këte vend nën një kategori të veçantë jo emigrantësh.

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas njoftoi për këtë masë të enjten në mbrëmje, duke thënë se qeveria do të zgjasë 'Statusin e Mbrojtjes së Përkohshme' për ukrainasit.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, zakonisht përcakton kombësitë që hynë në këtë kategori për shkak të konfliktit të armatosur të vazhdueshëm, fatkeqësive natyrore, epidemive ose "kushteve të tjera të jashtëzakonshme dhe të përkohshme" që mund të jenë arsye kryesore që pengojnë njerëzit të kthehen të sigurt në vendet e tyre.

Siç raporton CNN, rreth 30 mijë ukrainas që aktualisht janë në SHBA dhe që kanë hyrë në këtë shtet para datës 1 mars, 2022, do të përfitojnë nga ky vendim i Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Ata do të kenë të drejt të qëndrojnë dhe punojnë në SHBA për një periudhë të përkohshme deri në 18 muaj.

Shtetasit nga 12 vende janë tashmë të mbrojtur përmes kësaj kategorie. Në mesin e tyre përfshihen Birmania, Haiti, Siria dhe Jemeni.

01:46 4.3.2022

Raportohet se është përfshirë nga flaka termocentrali më i madh bërthamor në Evropë

Një zjarr raportohet se ka shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë, e që është më i madhi në Evropë.

Duket se është shkaktuar nga "granatimet e vazhdueshme të armikut ndaj ndërtesave dhe njësive [të uzinës]", ka thënë kryebashkiakut të qytetit Enerhodarit, Dmytro Orlov.

Orlov kishte raportuar më parë për luftime intensive midis forcave ukrainase dhe ruse në periferi të qytetit të tij që ndodhet fare pranë termocentralit bërthamor që raportohet se është përfshirë nga flakët.

Ukraina ka katër centrale bërthamore aktive duke përfshirë Zaporizhzhia.

02:19 4.3.2022

Ministri ukrainas paralajmëron për një katastrofë më të rëndë se Çernobili

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha në Twitter se ushtria ruse "po qëllon nga të gjitha anët" në kompleksin e termocentralit bërthamore në Zaporizhzhia të Ukrainës ku është raportuar për shpërthim të zjarrit.

Ai paralajmëroi se një katastrofë atje mund të ishte më e keqe se ajo e Çernobilit në që ndodhi në vitin 1986 dhe bëri thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të sulmit rus për t'iu lënë zjarrfikëseve hapësirë për të shuar zjarrin.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG