Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
02:53 4.3.2022

Shqetësime pas raportimeve se një termocentral bërthamor është përfshirë nga zjarri

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është në kontakt me autoritetet ukrainase për zjarrin në centralin bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka shkruar në një postim në Twitter se "është në dijeni të raportimeve për granatimet në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia" dhe se ishte në kontakt me autoritetet ukrainase për situatën.

Më herët, një udhëheqës i një qyteti afër termocentralit bërthamor tha se uzinat e këtij centrali ishin përfshirë nga zjarri pas luftimeve intensive në atë zonë.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha se trupat ruse "po qëllojnë nga të gjitha anët".

03:22 4.3.2022

Një përmbledhje e shkurtër e ngjarjeve të orëve të fundit në Ukrainë. Këtu janë disa gjëra që duhet ditur:

  • Në orët e para të mëngjesit të së premtes, zyrtarët ukrainas raportuan shpërthimin e një zjarri në termocentralin më të madh bërthamor në Evropë që gjende në Zaporizhzhia të Ukrainës. Zjarri sipas ministrit të jashtëm të Ukrainës u shkaktua nga sulmet ajrore të Rusisë.
  • Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se një katastrofë atje mund të jetë më e keqe se ajo e Çernobilit që ndodhi në vitin 1986.
  • Pas raportimeve për zjarr në këtë termocentral bërthamor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se është në kontakt me autoritetet ukrainase.
  • Pas publikimit të lajmit, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, telefoni presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
  • Ndërkohë, negociatorët rusë dhe ukrainas thanë se kanë rënë dakord të organizojnë korridore humanitare për evakuimin e civilëve.
  • SHBA dhe Britania e Madhe kanë miratuar sanksione shtesë që synojnë oligarkët rusë
  • SHBA-ja dhe BE-ja kanë rënë dakord të ofrojnë qëndrim të përkohshëm për refugjatët që ikin nga Ukraina.
03:26 4.3.2022

Ukraina thotë se nuk ka "asnjë ndryshim në nivelet e rrezatimit" në Zaporizhzhia

Rregullatori bërthamor i Ukrainës ka njoftuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) se "nuk ka asnjë ndryshim të raportuar në nivelet e rrezatimit në centralin bërthamor të Zaporizhzhia", shkroi IAEA në Twitter në orët e hershme të mëngjesit të 4 marsit.

Zyrtarët ukrainas thanë të premten herët një zjarr kishte shpërthyer në centralin bërthamor, ndërsa forcat ruse sulmuan "nga të gjitha anët", dhe se zjarrfikësit e kishin të pamundur për të arritur në vend.

03:35 4.3.2022

Sulmi rus në centralin bërthamor: Zelensky u kërkon evropianëve të 'zgjohen'

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po bën thirrje për ndihmë urgjente pas raportimeve se forcat ruse kanë bombarduar centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.

Në një adresim urgjent nga Kievi, në orët e para të mëngjesit të 4 marsit, Zelensky paralajmëroi për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

"Evropianë, ju lutemi zgjohuni!" u lut ai.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG