Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
20:36 3.3.2022

Cilat janë zhvillimet e fundit?

Civilët vazhdojnë të largohen nga Ukraina, teksa rriten sulmet ruse në qytetet kyçe.

Ndër zhvillimet e fundit:

  • Kombet e Bashkuara kanë thënë që më shumë se një milion njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej nisjes së luftës shtatë ditë më parë.
  • Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Herson, duke e bërë qytetin e parë të madh të duart e tyre
  • Sulmet janë duke vazhduar edhe në qytetin Mariupol. Kryetari i qytetit ka thënë se forcat ruse kanë ndërprerë rrymën, ushqimin, ujin dhe ngrohjen
  • Të paktën 22 persona janë vrarë në sulmet ajrore në Çerniv
  • Në rundin e dytë të negociatave mes palës ukrainase dhe asaj ruse – që është mbajtur në Bjellorusi – Ukraina ka bërë thirrje për armëpushim dhe korridore humanitare për evaukim të civilëve
  • Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë në një fjalim televiziv se pushtimi “po shkon sipas planit”
  • Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka thënë NATO-s: "Nëse nuk keni fuqi të mbyllni qiejt, atëherë më jepni aeroplanë”.
  • Zelensky ka kërkuar edhe takim direkt me Putinin
  • Rusia ka thënë se është e gatshme të sfidojë ndalesën e vendosur nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) dhe Federata Botërore e Futbollit (FIFA) në ekipet ruse
  • Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka nisur hetime rreth krimeve të mundshme të luftës, të kryera nga forcat ruse në Ukrainë
20:48 3.3.2022

Scholz bën thirrje për armëpushim në Ukrainë

Një armëpushim është i nevojshëm urgjentisht për ndihmuar në shtensionim të situatës në Ukrainë, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz të enjten.

Ai ka paralajmëruar se është shumë e rëndësishme që të parandalohet një konflikt i drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë.

Ai është pajtuar se sanksionet kundër Rusisë janë duke pasur efekt.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz.

20:59 3.3.2022

Oligarku rus bën thirrje për dhënie fund të luftës kundër Ukrainës

Miliarderi rus, Oleg Deripaska, i njohur për lidhjet e ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për përfundim të luftës në Ukrainë.

“Paqja është shumë e rëndësishme. Është çmenduri të zgjaten negociatat për paqe”, ka thënë ai më 3 mars, në një postim në Telegram.

Deripaska, i cili është sanksionuar nga Perëndimi, ka paralajmëruar për aksident të mundshëm bërthamor në ndonjë nga hapësirat bërthamore të Ukrainës gjatë luftimeve, gjë që do të rrezikonte, Rusinë, Ukrainë dhe gjithë Evropën.

“Për ata që nuk kuptojnë – ndonjë aksident që përfshin këto objekte do të kujtohet nga pasardhësit tanë në Rusi, Ukrainë dhe Evropë në 200 vjetët e ardhshëm”, ka thënë Deripaska.

Deripaska është një nga miliarderët rusë që u bën thirrje autoriteteve të ndalin sulmet kundër Ukrainës.

Mikhail Fridman, Pyotr Aven, Oleg Tinkov, dhe Aleksei Mordashov – po ashtu miliarderë të sanksionuar nga Perëndimi – kanë bërë thirrje publikisht që të ndalen luftimet.

Miliarderi rus, Oleg Deripaska.
Miliarderi rus, Oleg Deripaska.

21:22 3.3.2022

SHBA godet aleatët e Putinit me sanksione të reja

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka prezantuar sanksione të reja kundër oligarkëve rusë dhe personave tjerë të rrethit të ngushtë të presidentit rus, Vladimir Putin, si përgjigje ndaj sulmit rus në Ukrainë.

Në mesin e të shënjestruarve janë:

  • Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov dhe
  • Alisher Burhanovich Usmanov, një nga individët më të pasur në Rusi dhe aleat i Putinit

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se do të vendosë ndalesë në viza për 19 oligarkë rusë dhe dhjetëra anëtarë të familjeve të tyre.

“Qëllimi është që të maksimizohet ndikimi mbi Putinin dhe Rusinë dhe të minimizohet dëmi ndaj nesh dhe aleatëve tanë në gjithë botën”, ka thënë Biden, në fillim të takimit që ka zhvilluar me kabinetin e tij dhe nënpresidenten, Kamala Harris.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se oligarkët dhe dhjetëra familjarë të tyre do të përjashtohen nga sistemi financiar amerikan.

Asetet e tyre në SHBA do të bllokohen dhe pronat e tyre nuk do të mund të përdoren.

Shtëpia e Bardhë e ka përshkruar Peskovin si “shitës kyç të propagandës ruse”.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG