Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
17:12 3.3.2022

Macron i thotë Putinit se po bën “gabim serioz”

Më herët kemi raportuar se presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Sipas versionit francez, Putin ka pretenduar se operacioni është duke shkuar sipas planit dhe “në ritmin që do ai”.

Macron i ka thënë Putinit se “është duke bërë gabim serioz” dhe ka shtuar se Qeveria ukrainase nuk është, siç pretendon Rusia, regjim nazist, duke shtuar se qëndrimi i tij nuk reflekton realitetin, ka thënë Pallati Elysee.

Presidenti francez ka thënë se është i shqetësuar për ndikimin në civilë, duke përfshirë bombardimin rreth Kievit – diçka që Putin e ka mohuar.

Macron i ka thënë homologut të tij se Rusia do të përfundojë “shtet shumë i izoluar dhe i dobët” nën sanksione, sipas Pallatit francez.

Macron ka folur edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky – i cili ka thënë se shteti i tij nuk do të dorëzohet, por mbetet i hapur për dialog.

17:22 3.3.2022

BE miraton masa urgjente për të mbrojtur refugjatët ukrainas

Bashkimi Evropian është pajtuar për të ofruar mbrojtje të përkohshme për qindra mijëra refugjatët që hyjnë në bllokun evropian, teksa tentojnë t’i ikin pushtimit rus dhe bombardimeve në qytetet përreth Ukrainës.

Komisionarja e BE-së për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson e ka konsideruar vendimin “historik” më 3 mars, pas një takimi që ka zhvilluar me ministrat e 27 vendeve anëtare.

“Vendim historik, tani. BE-ja do të ofrojë mbrojtje të përkohshme për ata që i ikin luftës në Ukrainë”, ka thënë ajo përmes një postimi në Twitter.

E ashtuquajtura Direktiva për Mbrojtje të Përkohshme, aplikohet për ukrainasit dhe personat që kanë pasur vendbanim Ukrainën, si dhe për familjarët e tyre që janë zhvendosur nga konflikti.

Personat që nuk kanë shtetësi ukrainase, apo personat që kanë jetuar ilegalisht në Ukrainë, të cilët nuk mund të kthehen në vendin e origjinës, do të përfshihen po ashtu në skemë, ka thënë BE.

Mbrojtja e përkohshme do të zbatohet menjëherë dhe do të zgjasë një vit.

Ajo mund të vazhdohet automatikisht për periudhë gjashtëmujore.

Kombet e Bashkuara kanë thënë më 3 mars se teksa konflikti ka hyrë në ditën e tetë, më shumë se 1 milion njerëz kanë ikur nga Ukraina.

Rreth 600,000 prej tyre kanë kaluar kufirin me Poloninë, vend anëtar i BE-së.

17:30 3.3.2022

Pamje para nisjes së rundit të dytë të negociatave

Rundi i dytë​ i takimeve mes Ukrainë​s dhe Rusisë​ po zhvillohet në​ Bjellorusi.

Negociatorët ukrainas dhe ata rusë në rundin e dytë të takimeve
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:25 0:00


17:42 3.3.2022

Rusia pretendon se 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur në Ukrainë

Rreth 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur në fushëbetejë në juglindje të Ukrainës, ka thënë të enjten zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

“Vetëm javën e kaluar, rreth 200 mercenarë nga Kroacia kanë arritur përmes Polonisë dhe u janë bashkuar batalioneve të nacionalistëve në juglindje të Ukrainës”, ka thënë Konashenkov, sipas agjencisë së lajmeve, TASS.

Konashenkov ka thënë se atasheu ushtarak i Ambasadës kroate në Moskë është ftuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes, ku i është thënë se rusët janë informuar për arritjet e mercenarëve.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.
Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG