Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
14:22 3.3.2022

Ukrainasit ua bllokojnë trupave ruse rrugën drejt uzinës bërthamore

Turma ukrainasish kanë formuar më 2 mars një barrierë ndërmjet forcave ruse dhe një uzine bërthamore, në qytetin e Enerhodarit, duke bllokuar avancimin e trupave pushtuese.

Ukrainasit ua bllokojnë trupave ruse rrugën drejt uzinës bërthamore
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:31 0:00
14:52 3.3.2022

BE dhe Rumania do të krijojnë qendër logjistike për furnizimet e Ukrainës

Bashkimi Evropian po planifikon të bashkërendojë shpërndarjen e furnizimeve për Ukrainën nëpërmjet një qendre të re logjistike në Rumani.

Kështu njoftuan presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen dhe presidenti rumun, Klaus Iohannis në Bukuresht të enjten.

"Ju jeni një shembull i shkëlqyer i solidaritetit evropian," tha von der Leyen, duke vlerësuar gatishmërinë e Rumanisë për të ndihmuar refugjatët nga Ukraina.

Qendra logjistike do të jetë magazinë për furnizime, duke përfshirë donacione private, nga ku mund të organizohet dërgesa në Ukrainë nën mbikëqyrjen e BE-së.

Qendra duhet të funksionalizohet brenda pak javësh, tha Iohannis.

Sipas Komisionit Evropian, qendra të tjera logjistike janë planifikuar në Poloni dhe Sllovaki.

Në fillim të luftës në Ukrainë qytetarët rumunë u mblodhën në kufi në një numër të madh për të mirëpritur refugjatët me ushqim, ujë, batanije dhe qumësht për foshnja.

15:01 3.3.2022

Raportohet se delegacioni ukrainas ka arritur në Bjellorusi për bisedime

Delegacioni i Ukrainës ka arritur me helikopter për të biseduar me palën ruse në Bjellorusi, ka raportuar agjencia e lajmeve TASS, duke cituar raportimet në terren.

Më herët gjatë ditës, këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, ka publikuar një fotografi të tij dhe liderit të delegacionit ukrainas, Davyd Arakhamia para helikopterit duke shkuar në bisedime.

Ata pritet të kërkojnë krijimin e korridoreve për të mundësuar lëvizje të lirë për gratë, fëmijët dhe të moshuarit, teksa trupat ruse rrisin sulmet.

“Korridoret humanitare do të jenë të agjendë. Më shumë do të varet nga situata”, ka thënë Arakhamia në Facebook.

Rundi i parë i negociatave është zhvilluar më 28 shkurt dhe ka përfunduar pas më shumë se pesë orësh pa ndonjë pikë kthese.

15:06 3.3.2022

Putin: Rusia do t’i arrijë qëllimet e veta

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë homologut të tij francez, Emmanuel Macron se Rusia do ta çmilitarizojë me sukses Ukrainën dhe do ta bëjë atë neutrale.

Këto, sipas tij, janë qëllimet e tij për Ukrainën.

Sipas një skripte të bisedës telefonike, Putin ka thënë se çdo përpjekje për të vonuar negociatat do të rezultojë me një Rusi që zgjeron listën e kërkesave, transmeton BBC.

Putin po ashtu i ka thënë Macronit se nuk është pajtuar me një fjalim që ka mbajtur ai një ditë më parë.

Në të, Macron ka thënë se Putin është përgjegjës për nisje të luftës.

Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG