Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
23:39 2.3.2022

Mbretëria e Bashkuar: Oficerët rusë mund të përfundojnë në gjykatë

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), mund të akuzojë oficerët rusë si të dyshuar për krime të kryera gjatë sulmit në Ukrainë.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën në mbrëmje, zyra e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha se ka “udhëhequr përpjekjet për të bashkuar aleatët”, duke përfshirë të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së, si dhe Kanadanë, Zelandën e Re dhe Zvicrën, për të raportuar regjimin e Vladimir Putin në gjykatë.

Zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, që është edhe sekretar i Drejtësisë, tha se “si anëtar themelues i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme”.

“Çdo lider apo oficer rus që zbaton urdhra që përbëjnë krime lufte, duhet ta dijë se do të mund të përfundojë në bankën e të akuzuarve dhe në burg”, shtoi Raab.

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, tha se regjimi i Putinit ka shënjestruar edhe civilët dhe shtoi se “Mbretëria e Bashkuar do të punojë ngushtë me aleatët për të siguruar që drejtësia të vihet në vend”.

23:56 2.3.2022

Këto janë disa prej zhvillimeve kryesore në Ukrainë:

  • Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë, duke dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe duke kërkuar nga Moska që të ndalë luftimet dhe të tërheqë trupat. Rusia, Bjellorusia, Koreja e Veriut, Siria dhe Eritrea votuan kundër kësaj rezolute.
  • Qyteti i Harkivit dhe Hersonit janë shënjestruar nga artileria ruse. Rusët kanë pretenduar se kanë marrë kontrollit e Hersonit.
  • Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës kanë njoftuar se do të takohen më 3 mars për të biseduar për një armëpushim, por edhe për hapjen e një korridori humanitar në Ukrainë.
  • Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja përkrah përpjekjet diplomatike të Kievit për arritjen e armëpushimit dhe tërheqjen e trupave ruse.
  • Pentagoni tha se një konvoj i ushtrisë ruse, 60 kilometra i gjatë, që është nisur drejt Kievit është ngadalësuar nga luftëtarët rusë. SHBA-ja tha se beson që rusët janë duke u rigrupuar.
  • Në mbrëmjen e 2 marsit në Kiev të Ukrainës ndodhi një shpërthim pranë stacionit hekurudhor. Autoritetet thanë se shpërthimi ndodhi pasi mbetjet e një rakete të rrëzuar ruse goditën një tubacion të ngrohjes, por nuk treguan nëse ka viktima nga ky shpërthim.
00:16 3.3.2022

OKB: Në pesë ditët e para të luftës janë vrarë 227 civilë

Një grua afër një ndërtese të shkatërruar në rajonin e Donjeckut, më 22 shkurt 2022.
Një grua afër një ndërtese të shkatërruar në rajonin e Donjeckut, më 22 shkurt 2022.

Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për të drejtat e njeriut tha se 227 civilë janë vrarë në pesë ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas OKB-së, 525 civilë të tjerë janë plagosur në të gjithë Ukrainën gjatë këtyre ditëve.

“Shumica e civilëve u vranë nga përdorimi i armëve shpërthyese, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë si dhe sulmet ajrore”, thuhet në një deklaratë të lëshuar në Gjenevë.

Organizata beson se numri i vërtetë i vdekjeve është “dukshëm më i lartë”.

00:35 3.3.2022

Metroja e Kievit, shtëpia e 15 mijë të evakuarve

Deri në 15,000 njerëz janë të strehuar në stacionet e metrosë së Kievit, tha një zyrtar përgjegjës për metronë e qytetit.

Viktor Brahinsky tha për mediat ukrainase se në metro mund të strehohen deri në 100,000 njerëz.

Ai shtoi se aty aktualisht ka ujë, ushqim, ilaçe dhe banjo, raporton BBC.

“Shumë njerëz nuk kanë ku të shkojnë. Kjo është shtëpia e tyre e vetme”, tha ai.

“Ne u themi njerëzve që të sjellin rroba dhe ushqim, veçanërisht për gratë me fëmijë të vegjël dhe për të moshuarit”, shtoi ai.

Një qytetare qan në një stacion metroje në Kiev, që po përdoret si strehë kundër bombave, më 2 mars 2022.
Një qytetare qan në një stacion metroje në Kiev, që po përdoret si strehë kundër bombave, më 2 mars 2022.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG