Sulmi rus fajësohet për shkatërrimin e banesave afër Kievit
Operacionet e shpëtimit kanë nisur më 2 mars në Irpin, afër kryeqytetit të Ukrainës, pasi një sulm, për të cilin janë fajësuar forcat ruse, ka goditur një zonë banimi.
Ukraina u kërkon nënave ruse t’i marrin trupat e kapura
Ukraina i ftojë të mërkurën të gjitha nënat e trupave ruse, që janë kapur në fushëbetejë, të vijnë dhe t’i marrin. Ky njoftim duket se është një përpjekje për të turpëruar Moskën.
“Është marrë vendimi për të dorëzuar trupat ruse te nënat e tyre, nëse ato vijnë për t’i marrë ata në Ukrainë, në Kiev”, tha Ministria ukrainase e Mbrojtjes përmes një deklarate.
Ukraina pretendon se ka kapur dhjetëra ushtarë rusë dhe videot e incizuara me telefon po qarkullojnë në internet, ku shihen ushtarët e rinj rusë, të çarmatosur.
Kievi ka tentuar që të minojë mbështetjen publike për pushimin rus, duke hapur një linjë telefonike për prindërit rusë, të cilët po tentojnë të njoftohen për fatin e fëmijëve të tyre, të cilët janë dërguar në luftë në Ukrainë.
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar numra telefoni dhe një adresë telefonike ku prindërit e trupave të kapura ruse mund të informohen.
“Ju do të mirëpriteni dhe do të dërgoheni në Kiev, ku djali do t’iu kthehet”, tha Ministria ukrainase e Mbrojtjes.
Momenti ‘Quo Vadis’ i Evropës
Përgjigja e Bashkimit Evropian ndaj luftës në Ukrainë po shihet nga dy prizma: pesimist dhe shpresëdhënës.
Por, qëndrimi i BE-së ndaj pushtimit rus po vlerësohet si kritik për të përcaktuar rrugën që do të ndjekë blloku evropian.
Më poshtë mund të lexoni një koment nga Rikard Jozwiak lidhur me këtë temë:
OBSH do të dërgojë ndihma mjekësore për Ukrainën
Dërgesa e parë me ndihma mjekësore për Ukrainën do të arrijë në Poloni të enjten, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Gjashtë tonë furnizime për ndihmën e parë dhe furnizime kirurgjike do të dërgohen për nevojat e deri 1,000 pacientëve. Po ashtu do të dërgohen edhe furnizime të tjera mjekësore për të plotësuar nevojat e 150,000 personave, tha drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai po ashtu tha se është e nevojshme të krijohet një korridor humanitar në mënyrë që furnizimet mjekësore të arrijnë te njerëzit që kanë më së shumti nevojë.