Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
08:28 2.3.2022

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytetit Herson

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se trupat e saj kanë fituar kontrollin e qytetit Herson, i cili gjendet në jug të Ukrainës.

Nëse Herson ka rënë, ai do të bëhet qyteti më i madh në Ukrainë në duart e rusëve.

Përgjatë natës është raportuar se trupat ruse janë parë në rrugët e qytetit dhe kryetari i Hersonit, ka thënë se stacioni i trenit dhe ai i portit janë pushtuar.

08:49 2.3.2022

Ukraina nis ditën me më shumë shkatërrim

Ukrainasit kanë nisur ditën e mërkurë me zhurmat e sirenave në disa qytete.

Këto janë disa nga zhvillimet e fundit:

  • Të paktën 21 persona janë vrarë dhe 112 janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Harkiv, ka thënë kryetari i qytetit
  • Ka raportime për një sulm të ri me raketë në këtë qytet, i cili ka goditur Policinë rajonale dhe një pjesë të Universitetit Karazin
  • Parashutistët rusë kanë arritur në Harkiv me qëllim të rrethimit të qytetit, ka thënë ushtria ukrainase
  • Forcat ruse janë duke avancuar më shumë në jug të Ukrainës, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes, duke pretenduar se ka marrë kontrollin e qytetit Herson
  • Qasja në lajme dhe transmetime televizive është penguar, pasi dy raketa ruse kanë goditur kullën televizive duke lënë të vdekur pesë persona dhe duke plagosur pesë të tjerë
  • Presidenti amerikan, Joe Biden ka mbajtur fjalimin para kombit, duke njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të mbyllin hapësirën ajrore për aeroplanët rusë.
  • Ai ka përmendur edhe rezistencën e ukrainasve, duke thënë se presidenti rus, Vladimir “Putin mund të rrethojë Kievin me tanke, mirëpo nuk do të fitojë kurrë zemrën e popullit ukrainas”.

09:04 2.3.2022

Zelensky: Rusia dëshiron “ta zhdukë” Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë të mërkurën se po synon të “zhdukë” ukrainasit, shtetin dhe historinë e tyre.

Në një video-adresim, lideri ukrainas ka thënë se sulmet me raketa në një zonë të masakrës së Holokaustit tregon se “për shumë njerëz në Rusi, Kievi ynë është plotësisht i huaj”.

“Ata nuk dinë asgjë për kryeqytetin tonë. Për historinë tonë. Mirëpo ata kanë urdhër për të zhdukur historinë tonë. Për të zhdukur shtetin tonë. Për të na zhdukur të gjithë neve”.

09:25 2.3.2022

Raportime të përziera nga Hersoni

Moska ka thënë pak më parë se ka fituar plotësisht kontrollin e qytetit Herson.

Mirëpo autoritetet rajonale ukrainase kanë thënë se Herson është i rrethuar plotësisht nga forcat ruse, duke rënë në kundërshtim me pretendimin.

“Ne ende jemi Ukrainë. Ende të fortë”, ka thënë kryetari i qytetit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG