Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
05:37 2.3.2022

Sulmet e 1 marsit në Harkiv:

Raketat ruse godasin Harkivin Raketat ruse godasin Harkivin
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:35 0:00

05:46 2.3.2022

Angazhimet e SHBA-së për Ukrainën:

  • Ka miratuar dërgesa armësh në vlerë prej 350 milionë dollarësh.
  • Ka ndarë furnizime, në vlerë prej 54 milionë dollarësh, si ndihmë humanitare.
  • Ka hequr banka të zgjedhura ruse nga sistemi global bankar SWIFT.
  • Ka kufizuar Bankën Qendrore Ruse në mbrojtjen e rublës.
  • I është bashkuar një force trans-atlantike për ngrirjen dhe konfiskimin e pasurisë së oligarkëve rusë.
  • Ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë.
  • Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit amerikan 6.4 miliardë dollarë shtesë, si ndihmë urgjente për Ukrainën gjatë muajve të ardhshëm.
06:19 2.3.2022

Atletët rusë dhe bjellorusë bllokohen nga Unioni i Patinazhit

Atletët nga Rusia dhe Bjellorusia, e cila akuzohet për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës, nuk do të lejohen të konkurrojnë në garat ndërkombëtare të patinazhit deri në njoftimin e radhës, bëri të ditur Unioni Ndërkombëtar i Patinazhit (ISU).

ISU është federata e fundit sportive që i ndalon sportistët e dy vendeve të marrin pjesë në ngjarjet sportive globale.

ISU tha se shpreh solidaritetin me të gjithë ata që janë prekur nga konflikti në Ukrainë.

Kampionati botëror i patinazhit do të zhvillohet pas tri javësh.

Në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, që përfunduan muajin e kaluar, Rusia fitoi pesë medalje në patinazh.

06:45 2.3.2022

Wikipedia kërcënohet me bllokim

Wikipedia, që është një enciklopedi online dhe pa pagesë, tha se është paralajmëruar nga mbikëqyrësi rus i mediave, Roskomnadzor, se do të bllokohet nëse nuk e heq një artikull me titull “Pushtimi rus i Ukrainës 2022”.

Autoritetet ruse dhe mediat e kontrolluara nga shteti nuk i referohen luftës në Ukrainë si “luftë” apo “pushtim”, por si “operacion ushtarak”.

Roskomnadzor i ka urdhëruar mediat qysh më 26 shkurt që t’i fshijnë raportet që përdorin fjalët: “sulm”, “pushtim” ose “shpallje lufte”, për të përshkruar inkursionin e paprovokuar ushtarak të Rusisë në Ukrainën fqinje.

Nuk është ende e qartë se si do të veprojë Wikipedia.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG