Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
09:16 1.3.2022

Irani: Ukraina është viktimë e krizave të shkaktuara nga SHBA

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë të martën se Ukraina “është viktimë e krizave të shkaktuara nga Shtetet e Bashkuara”.

Autoriteti politik i Iranit ka thënë se po ashtu se ky shtet mbështet dhënien fund të luftës në Ukrainë, mirëpo ka shtuar se duhet të pranohen rrënjët e konfliktit.

Khamenei, i cili ka mbajtur një fjalim televiziv, ka thënë se kriza në Ukrainë ka treguar se “Shteteve të Bashkuara nuk duhet besuar.

09:59 1.3.2022

Franca: Sanksionet do ta shkatërrojnë ekonominë ruse

Franca ka thënë të martën se sanksionet e Perëndimit kundër Moskës, pas pushtimit në Ukrainë, do të shkatërrojnë ekonominë ruse.

“Ne do ta shkatërrojmë ekonominë ruse”, ka thënë ministri i Financave, Bruno Le Maire për transmetuesin Franceinfo një ditë pasi Franca, Bashkimi Evropian dhe vende tjera kanë thënë se do të vendosin një rund të ri të sanksioneve ndaj Rusisë.

Balanca e fuqisë së sanksioneve pas luftës në Ukrainë “është totalisht” në favor të Bashkimit Evropian, i cili “është në proces të zbulimit të fuqisë së vet ekonomike”, ka thënë ai.

Të hënën, BE-ja ka shtuar oligarkë të lidhur me Kremlinin në listën e sanksioneve.

Një këshilltar i presidentit francez, Emmanuel Macron u ka thënë gazetarëve se vendosja e sanksioneve të reja, të cilat synojnë të “rrisin koston” e luftës së Putinit, është “prioritet”.

10:17 1.3.2022

Lukashenka: Bjellorusia nuk do t’i bashkohet pushtimit

Lideri bjellorus, Alexander Lukashenka, u ka thënë mediave shtetërore se forcat e këtij shteti nuk do t’iu bashkohen trupave ruse në pushtimin në Ukrainë.

Lukashenka, i cili është aleat i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se “ushtria bjelloruse nuk është duke marrë pjesë dhe as nuk ka marrë pjesë në aksion ushtarak”.

“Mund t’ia vërtetojmë këtë secilit. Për më shumë, udhëheqësia ruse nuk e ka ngritur kurrë këtë çështje me ne – përfshirjen tonë në konfliktin e armatosur. Ne nuk synojmë të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen. Nuk ka nevojë”.

Shqetësimet janë rritur të hënën se Lukashenka është duke u përgatitur për të dërguar forcën ushtarake për t’iu bashkuar sulmit në Kiev.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë të hënën se Rusia është “tallur” me sovranitetin e Bjellorusisë duke nisur pushtimin e Ukrainës nga territori bjellorus.

Lideri bjellorus, Alexander Lukashenka.
Lideri bjellorus, Alexander Lukashenka.

10:23 1.3.2022

Raketat ruse godasin qendrën e Harkivit

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka publikuar një video në Twitter, që sipas tij shfaq momentin kur në Harkiv është sulmuar Sheshi Liria.

Ai ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për krime lufte dhe ka bërë thirrje që bota ta izolojë Rusinë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG