Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
01:32 1.3.2022

Pajisjet për internetin satelitor zbarkojnë në Ukrainë

Pajisjet për shërbimin satelitor të internetit të Elon Musk, Starlink, kanë mbërritur në Ukrainë pasi një nga ministrat e saj i bëri thirrje personalisht miliarderit që t’i ndihmojë përballë pushtimit rus.

Pajisjet mund të ndihmojnë në ofrimin e internetit në zonat ku qasja në internet është goditur për shkak të sulmit të urdhëruar nga Presidenti Vladimir Putin ndaj shtetit fqinj, më 24 shkurt.

Grupi i monitorimit të internetit botëror ,NetBlocks, ka raportuar një sërë ndërprerjesh të rëndësishme në shërbimin e internetit në Ukrainë pas fillimit të pushtimit rus.

02:24 1.3.2022

Ministri ukrainas: SHBA ka premtuar më shumë ndihmë për t'i rezistuar Rusisë

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha më 1 mars se Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, i kishte ofruar vendit të tij, i cili është nën sulm nga Rusia, më shumë mbështetje në formën e sanksioneve dhe armëve.

"Unë theksova se Ukraina dëshiron paqen, por për sa kohë që ne jemi nën sulmin e Rusisë, ne kemi nevojë për më shumë sanksione dhe armë. Sekretari më siguroi për të dyja. Ne koordinuam hapat e mëtejshëm", tha ai.

03:35 1.3.2022

Lufta në Ukrainë hyn në ditën e gjashtë.

Me bombardime e viktima, lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e gjashtë që kur filloi më 24 shkurt.

Zhvillimet kryesore të orëve të fundit kanë qenë këto:

  • Sirenat janë dëgjuar sërish në Kiev dhe banorët janë strehuar në ambiente nëntokësore si garazhe apo metro, pas raportimeve për sulme të reja ruse në afërsi të kryeqytetit ukrainas
  • Dymbëdhjetë anëtarë të misionit diplomatik rus në Kombet e Bashkuara kanë marrë kërkesë për t’u larguar nga Shtetet e Bashkuara deri më 7 mars, për shkak të përfshirjes në aktivitete jodiplomatike.
  • Bashkimi Evropian ka prezantuar sanksione të reja kundër figurave dhe kompanive më të fuqishme të Rusisë.
  • Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi, kërkoi një ndalim global të avionëve dhe anijeve ruse si ndëshkim për sulmin ndaj vendit të tij.
  • Meta, kompania amë e Facebook-ut, ka thënë se do të kufizojë qasjen në mediat shtetërore ruse, RT dhe Sputnik në platformën e saj përreth Bashkimit Evropian.
  • Pajisjet për shërbimin satelitor të internetit të Elon Musk, Starlink, kanë mbërritur në Ukrainë pasi një nga ministrat e saj i bëri thirrje personalisht miliarderit që t’i ndihmojë përballë pushtimit rus.
  • Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, i ka ofruar vendit të tij më shumë mbështetje në formën e sanksioneve dhe armëve.
04:35 1.3.2022

Vazhdojnë sulmet në Harkiv dhe Kiev të Ukrainës

Sulmet ruse në qytetin Harkiv të Ukrainës dhe kryeqytetin Kiev vazhduan gjatë natës së 28 shkurtit dhe mëngjesit të 1 marsit.

Në Harkiv, ushtria ruse ka hedhur në erë nënstacione, tha kryebashkiaku i qytetit, Ihor Terekhov.

Sulmet thuhet se po shkaktonin probleme me furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG