Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
20:17 28.2.2022

Moska paralajmëron kundër furnizimit të Ukrainës me armë vdekjeprurëse

Ministria e Jashtme ruse ka thënë të hënën se ata që furnizojnë Ukrainën me armë vdekjeprurëse do të mbajnë përgjegjësi nëse ato përdoren gjatë fushatës ushtarake ruse.

Kjo Ministri ka thënë se hapat që ka marrë Bashkimi Evropian kundër Rusisë nuk do të mbesin pa përgjigje të ashpër.

20:48 28.2.2022

Pentagoni po studion urdhrin bërthamor të Putinit

Zyrtarët amerikanë kanë thënë të hënën se urdhri i presidentit rus, Vladimir Putin për të mobilizuar forcat bërthamore është i “rrezikshëm”, mirëpo nuk kanë parë ndonjë ndryshim në strategjinë e kërcënimit të këtij shteti.

Zyrtarët kanë thënë se trupat ruse në Ukrainë vazhdojnë të lëvizin ngadalë, të penguar nga mungesa e furnizimeve me naftë.

Të dielën, katër ditë pas nisjes së sulmit rus, Putin ka njoftuar se ka urdhëruar shefat ushtarakë “të vendosin në gatishmëri të lartë forcat parandaluese”.

Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit dhe Departamentit amerikan të Mbrojtjes, kanë thënë se janë duke tentuar të kuptojnë se çfarë veprime janë marrë pas urdhrit.

“Ne mendojmë se retorika provokative sa i përket armëve bërthamore, është e rrezikshme, shton rrezikun e kalkulimeve të gabuara dhe duhet të shmanget”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

“Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë pajtuar se përdorimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja shkatërruese dhe kanë theksuar disa herë, përfshirë këtë vit, që lufta bërthamore nuk mund të fitohet andaj nuk duhet të luftohet kurrë”, ka thënë ky zëdhënës.

21:08 28.2.2022

Biden konsultohet me Scholz dhe aleatë tjerë

Pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, presidenti amerikan, Joe Biden është konsultuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe aleatë tjerë të hënën.

Përveç Bidenit, Scholzit, Macronit dhe Johnsonit, në mesin e pjesëmarrësve kanë qenë kryeministri italian, Mario Draghi, kryeministri japonez, Fumio Kishida, presidenti polak, Andrzej Duda, presidenti rumun, Klaus Johannis dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kanë qenë po ashtu në takimin virtual.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se qëllimi i takimit ka qenë diskutimi i zhvillimeve të fundit sa i përket sulmit rus në Ukrainë dhe koordinimi i përgjigjes së përbashkët.

21:16 28.2.2022

Gjykata Ndërkombëtare Penale do të hetojë sulmin rus

Gjykata Ndërkombëtare Penale do të nisë hetimet nën dyshimet për krime lufte të kryera nga Rusia në Ukrainë.

“Ka bazë të besueshme për të besuar se në Ukrainë janë kryer krimet e supozuara të luftës dhe krimet kundër njerëzimit”, ka thënë Karim AA Khan, prokuror në këtë Gjykatë.

“Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që është kryer nga ndonjë palë e konfliktit në çfarëdo pjese të Ukrainës”.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG