Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
19:08 28.2.2022

Sërish raketa e sirena në Kiev

Ka shenja për sulme të reja në Kiev, pasi sirenat ajrore janë dëgjuar të hënën dhe banorët janë strehuar në ambiente nëntokësore.

Transmetuesi britanik, BBC, ka thënë se përleshjet po afrohen afër zemrës së kryeqytetit ukrainas.

19:27 28.2.2022

Si e dëmton Rusinë përjashtimi nga sistemi SWIFT?

Shtetet perëndimore kanë thënë se Rusia do të përjashtohet nga sistemi SWIFT. Dëmet është thënë se do të jenë të mëdha. Por çfarë është SWIFT dhe kë e dëmton më së shumti?​

Si e dëmton Rusinë përjashtimi nga sistemi SWIFT? Si e dëmton Rusinë përjashtimi nga sistemi SWIFT?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:32 0:00

19:35 28.2.2022

Ukraina u ofron amnisti dhe para ushtarëve rusë që ulin armët

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, u ka thënë ushtarëve rusë se nëse ulin armët, për ta do të ketë amnisti të plotë dhe kompensim ushtarak.

“Ju që nuk dëshironi të bëheni vrasës dhe të vdisni, mund të ruani veten”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetet sociale, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

19:55 28.2.2022

Erdogan "nuk i kthen shpinën" as Ukrainës, as Rusisë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë sulmi rus në Ukrainë “është i papranueshëm”, mirëpo shteti i tij nuk do t’i kthejë shpinën asnjërit shtet, pasi me të dyja vendet ka lidhje të forta.

Duke folur pas një takimi të kabinetit më 28 shkurt, Erdogan ka thënë se Turqia, vend anëtar i NATO-s, do të respektojë angazhimet që ka ndaj Aleancës, ndonëse nuk do të shpërfillë “interesat rajonale” në rajon.

Ai ka shtuar se Turqia, e cila ndan kufirin detar me Ukrainën dhe Rusinë dhe ka lidhje të mira me të dyja shtetet, do të zbatojë paktin ndërkombëtar detar për të parandaluar përshkallëzimin e luftës.

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan.
Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan.

Sipas Konventës së vitit 1936, Turqia ka të drejtë t’ua ndalojë anijeve luftarake përdorimin e Dardaneleve dhe Bosforit gjatë luftës.

Ukraina i ka kërkuar Ankarasë që të zbatojë Traktin dhe t’ua bllokojë qasjen anijeve luftarake ruse.

Ankaraja ka lidhje të ngushta me Rusinë në sektorët e energjisë dhe mbrojtjes, mirëpo Ukrainës i ka shitur dronë dhe ka nënshkruar marrëveshje për bashkëprodhim.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG