Ndërlidhjet

Mariupoli, 31 mars, 2022
Mariupoli, 31 mars, 2022

Pushtimi rus i Ukrainës

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka cilësuar si "operacion special". Perëndimi e ka dënuar ashpër pushtimin dhe ka vendosur një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë.

  • Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.
  • Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend.
  • Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.
  • Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.
  • Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën - gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
  • Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO - gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial - dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes.
18:13 28.2.2022

Ukraina: Bisedimet janë të vështira

Mykhailo Podoliyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi ka thënë pas takimet se negociatat janë të vështira, por pa ndonjë ultimatum detyrues.

“Fatkeqësisht, pala ruse është ende tejet e njëanshme sa i përket procesit shkatërrues që ka nisur”.

18:23 28.2.2022

BE: Lufta po bëhet gjithnjë më e pamëshirshme

Shefi i diplomacisë në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka thënë se fushata ushtarake ruse “po bëhet gjithnjë më e pamëshirshme”.

Borrell u ka thënë gazetarëve se forcat e armatosura ukrainase janë duke luftuar me kurajë, mirëpo shumë civilë kanë humbur jetën.

Duke marrë parasysh luftimet, ai ka thënë se më shumë njerëz po ikin jashtë kufijve.

“Në këtë situatë, mbështetja jonë për forcat e armatosura ukrainase është shumë e rëndësishme”, ka thënë Borrell, pas takimit që kanë zhvilluar zyrtarë të BE-së në Bruksel.

18:35 28.2.2022

Rusia bllokon faqet e dy projekteve të REL-it

Faqet e Current Time dhe Crimea.Realities, projekte të Radios Evropa e Lirë, janë bllokuar në Rusi, pas mbulimit të pushtimit rus në Ukrainë.

Këto dy faqe nuk kanë qenë të qasshme më 28 shkurt.

Një ditë më herët, Current Time ka pranuar një letër zyrtare nga Roskomnadzor, vëzhguesi rus i mediave, në të cilën është thënë se faqja “përmban informacion që shkel ligjin”.

Sipas Roskomnadzor, faqja ka shpërndarë “informacion jo të saktë për personelin e ushtrisë ruse që besohet se është vrarë apo zënë në territorin e Ukrainës gjatë një operacioni special ushtarak të kryer nga forca ushtarake të Federatës Ruse”.

Roskomnadzor i ka kërkuar Current Time që të heqë të gjitha informacionet për pushtimin rus në Ukrainë, duke theksuar se nëse nuk vepron kështu, do të pasojë bllokimi.

Current Time ka refuzuar të heqë informacionin e kërkuar.

Logoja e televizionit, Current Time.
Logoja e televizionit, Current Time.

18:51 28.2.2022

FIFA dhe UEFA pezullojnë Rusinë nga garat ndërkombëtare

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) dhe Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) kanë pezulluar klubet ruse dhe ekipet kombëtare ruse nga të gjitha garat.

Ky vendim vjen pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka kërkuar që atletët rusë, ata bjellorusë dhe zyrtarët të mos marrin pjesë në garat ndërkombëtare.

Kjo nënkupton që ekipi i burrave nuk do të marrë pjesë në garat për Kupën e Botës muajin e ardhshëm dhe ekipi i grave nuk do të mund të luajë këtë verë në Kampionatin Evropian.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG