Më 22 nëntor, 2013, bëhen 50 vjet që nga vrasja e presidentit të Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy në Dallas, në moshën 46 vjeçare. Pamjet në këtë foto-galeri janë pasqyrojnë disa nga momentet më të njohura të jetës së Kennedyt, duke përfshirë këtu edhe fotografitë e prindërve, motrave e vëllezërve, skenat nga fushata presidenciale e vitit 1960, pikat më të ndritshme të presidencës së tij, vrasjen në Dallas dhe varrimin në Washington.
JFK: Pamjet e një jete presidenciale

1
I ati i John Fitzgerald Kennedyt, Joseph Kennedy (i dyti nga e majta) dhe e ëma e tij Rose (e treta nga e majta), në Londër, në vitin 1938, së bashku me motrat e vëllezërit (nga e majta në të djathtë) Kathleen, Edward (Ted), Patricia, Jean dhe Robert.

2
JFK (djathtas) dhe vëllau i tij më i madh Joseph P. Kennedy, Jr. (majtas), pranë të atit Joseph në Southampton të Anglisë, më 2 korrik 1938. Josephi më vonë vritet në aksion gjatë Luftës së Dytë Botërore më 1944.

3
John F. Kennedy (djathtas) në një mision ushtarak në Paqësorin jugperëndimor në korrik të vitit 1943.

4
Kandidati demokrat pë president amerikan, John F. Kennedy, gjatë fushatës presidenciale në New York më 14 Maj 1960.