Më 22 nëntor, 2013, bëhen 50 vjet që nga vrasja e presidentit të Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy në Dallas, në moshën 46 vjeçare. Pamjet në këtë foto-galeri janë pasqyrojnë disa nga momentet më të njohura të jetës së Kennedyt, duke përfshirë këtu edhe fotografitë e prindërve, motrave e vëllezërve, skenat nga fushata presidenciale e vitit 1960, pikat më të ndritshme të presidencës së tij, vrasjen në Dallas dhe varrimin në Washington.
JFK: Pamjet e një jete presidenciale

5
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, atëbotë zëvendës president amerikan, Richard Nixon dhe sfiduesi i tij demokrat, senatori amerikan, John Kennedy, në debatin e parë kombëtar, Chicago, 26 shtator 1960.

6
Betimi i Kennedyt si president i 35-të amerikan në Washington D.C., 20 janar 1961.

7
Presidenti Kennedy, duke mbajtur fjalim në Kongresin Amerikan më 26 maj 1961, duke kërkuar nga ligjvënësit mbledhjen e fondeve për ta dërguar njeriun e parë në Hënë, para vitit 1970.

8
Presidenti Kennedy dhe lideri sovjetik Nikita Khrushchev nisen drekt takimit të tyre të parë në qershor të vitit 1961.