Ndërlidhjet

Përsëri tym i zi: Dështon emërimi i papës së ri edhe pas votimit të dytë

E përditësuar

Tymi i zi del nga oxhaku i Kapelës Sistine gjatë konklavës për të zgjedhur pasardhësin e të ndjerit Papa Françeskut, në Vatikan, 8 maj 2025.
Tymi i zi del nga oxhaku i Kapelës Sistine gjatë konklavës për të zgjedhur pasardhësin e të ndjerit Papa Françeskut, në Vatikan, 8 maj 2025.

Kardinalët katolikë kanë dështuan sërish të enjten në mëngjes për të gjetur pasardhësin e Papa Françeskut, duke lëshuar tym i zi nga oxhaku i Kapelës Sistine pas votimit të dytë të dështuar në konklavë.

Tymi i zi u shfaq në orën 11:50, duke treguar se papa i ri nuk është zgjedhur as pas votimit të dytë dhe se tani do të ketë votim të tretë në përpjekje për ta emëruar udhëheqësin e ri të Kishës Katolike.

Meqë askush nuk i mori shumicën e nevojshme të votave prej dy të tretave, ose 89 vota, 133 kardinalët u kthyen në rezidencat e Vatikanit ku janë të izoluar. Ata do të hanë drekë dhe më pas do të kthehen në Kapelën Sistine për të votuar pasdite.

Ata mund të votojnë edhe dy herë të tjera të enjten.

Kardinalët e nisën të mërkurën punën thellësisht rituale dhe të fshehtë për emërimin e një udhëheqësi të ri për 1.4 miliardë katolikët në mbarë botën.

Por, në mbrëmje tym i zi doli nga oxhaku në çatinë e kapelës, gjë që tregoi se nuk u zgjodh papa i ri në votimin e parë.

Tym i bardhë do të tregojë se Kisha Katolike ka zgjedhur udhëheqësin e ri, që do të zëvendësojë Papa Françeskun, i cili ndërroi jetë muajin e kaluar.

Asnjë papë nuk është zgjedhur në ditën e parë të këshillit, e njohur si konklava e fshehtë, prej shekujsh, prandaj votimi mund të vazhdojë për disa ditë para se ndonjëri nga princat me kapele të kuqe të kishës t’i marrë shumicën e nevojshme prej dy të tretat e votave për t’u bërë papa i 267-të.

Kardinalët, gjatë ditëve të fundit, kanë dhënë vlerësime të ndryshme për atë që kërkojnë tek papa i ardhshëm.

Derisa disa kanë bërë thirrje për vazhdimësi me vizionin e Françeskut për më shumë reforma dhe të qenit të hapur, të tjerë kanë kërkuar rikthim tek traditat e vjetra. Shumë kanë shprehur dëshirën për një papat më të parashikueshëm dhe të matur.

Një rekord prej 133 kardinalësh nga 70 vende do të hyjnë në Kapelën Sistine, në krahasim me 115 nga 48 vende në konklavën e vitit 2013 - një rritje që pasqyron përpjekjet e Françeskut për të zgjeruar ndikimin e kishës në rajone të largëta me pak katolikë.

Ende nuk ka favorit të qartë, megjithëse kardinali italian Pietro Parolin dhe kardinali filipinas Luis Antonio Tagle konsiderohen ndër pretendentët kryesorë.

Ashtu si në kohët mesjetare, kardinalëve do t’u ndalohet komunikimi me botën e jashtme gjatë konklavës, dhe Vatikani ka ndërmarrë masa të teknologjisë së lartë për të siguruar fshehtësinë, duke përfshirë pajisje që bllokojnë sinjalet për të parandaluar përgjimin.

Gjatësia mesatare e dhjetë konklavave të fundit ka qenë pak më shumë se tri ditë, dhe asnjë nuk ka zgjatur më shumë se pesë ditë. Konklava e vitit 2013 zgjati vetëm dy ditë.

Kardinalët do të përpiqen ta mbyllin procesin shpejt edhe këtë herë, për të shmangur përshtypjen se janë të përçarë ose se kisha është pa udhëheqje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG