Mijëra australianë iu bashkuan tubimeve propalestineze më 24 gusht, në një kohë kur marrëdhëniet mes Izraelit dhe Australisë janë të tensionuara pas vendimit të qeverisë së qendrës së majtë për të njohur shtetin palestinez. Protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera në mbarë botën.
Shumica e popullsisë prej 2 milionë banorësh në Gazë është zhvendosur disa herë si pasojë e luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit - grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - ndërsa grupet humanitare thonë se palestinezët po përballen me rrezikun e vdekjes nga uria.
Disa zjarre të egra kanë kapluar Evropën gjatë javëve të fundit, teksa kontinenti po përballet me një valë të të nxehtit të madh dhe me temperatura rekorde.
Në një takim në Uashington ndërmjet presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, presidentit amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësve evropianë, mbështetësit e Ukrainës u zotuan për përkrahje të vazhdueshme, ndonëse hollësitë mbeten të panjohura.
Pamjet nga ajri, të shkrepura nga një aeroplan që po lëshonte ndihma mbi Gazë, tregojnë se si është shkatërruar territori palestinez gjatë ofensivës 22-muajshe të Izraelit.
Dhjetëra mijëra izraelitë protestuan në Tel Aviv në mes të një greve mbarëkombëtare në mbështetje të familjeve të pengjeve që mbahen në Gazë. Demonstratat nëpër vend i bënë thirrje qeverisë së Izraelit të arrijë një marrëveshje me Hamasin për të liruar pengjet e mbetura.
Ndihmat humanitare u lëshuan nga aeroplanët dhe u dërguan me kamionë në disa pjesë të Gazës, të dielën, si përgjigje ndaj përkeqësimit të krizës me urinë në territorin palestinez.
Grumbullimi i përditshëm për sigurim të ushqimit është bërë veprimtari vdekjeprurëse për banorët e Gazës.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Shqipëri po përdor fluturake të vogla të telekomanduara, të pajisura me kamera termike, për të ndihmuar në planifikimin dhe koordinimin e përpjekjeve për luftimin e zjarreve të egra pyjore.
Banorët po kërkojnë siguri brenda një stacioni metroje në Kiev, teksa Rusia po e bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe dhjetëra raketa.
Teksa numri i të vdekurve po vazhdon të rritet pas përmbytjeve në Teksasin qendror, një operacion i madh kërkimi po zhvillohet për kampistët, pushuesit dhe banorët e zhdukur.
Pjesë të mëdha të Evropës po përballen me mot ekstrem dhe temperatura deri në 40 gradë celsius. Autoritetet nëpër kontinent, veçanërisht në pjesën jugore të tij, kanë lëshuar alarme shëndetësore dhe mjedisore.
Kosova, sikurse edhe vendet e tjera të rajonit, ditëve të fundit po përballet me temperatura të larta. Institucionet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet në kohët më të nxehta të ditës, teksa temperaturat janë afër 40 gradë Celsius.
Irani ka lëshuar rreth 400 raketa balistike dhe qindra dronë në drejtim të Izraelit, teksa afro 35 predha kanë depërtuar mburojën mbrojtëse të Izraelit, kanë thënë zyrtarët izraelitë.
Teksa në Arabinë Saudite po zhvillohet haxhillëku, vizitorët po dynden drejt Muzeut të Kuranit të Shenjtë në Mekë, për të eksploruar koleksionin e tij të rrallë të artefakteve kuranore.
Brengat nga mungesa e punëtorëve po bëhen të dukshme në kompanitë e mbrojtjes në Evropë, ku qeveritë po rrisin shpenzimet për municione, tanke dhe armë të tjera, pas paralajmërimeve të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se ato nuk duhet të varen më aq shumë nga Uashingtoni.
Pranë ishullit grek Alonis, në lindje të Detit Egje, zhytës vullnetarë nxorën shishe të vjetruara plastike, goma dhe zinxhirë të ndryshkur spirancash nga shtrati i detit – dhe i vendosën ato në një thes mbeturinash, në kuadër të një operacioni pastrimi të financuar nga BE-ja.
Temperaturat po rriten në fushat e kripës në Basra, si pasojë e ndryshimeve klimatike. Por, kriporet lokale po e shfrytëzojnë këtë në favor të vetes – për të bërë më shumë kripë, dhe me cilësi më të lartë.
Qendra e parë e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shpërndarjen e ndihmave në Gazë u hap në Rafah, pas një bllokade prej gati tre muajsh të vënë nga Izraeli për hyrjen e furnizimeve humanitare në Gazë.
Qytetarët e Shqipërisë do të votojnë më 11 maj në zgjedhjet parlamentare që po konsiderohen gjerësisht si vendimtare për të matur zhvillimin e vendit dhe për të përcaktuar të ardhmen e tij evropiane.
Shfaq më shumë