Joe Biden u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ceremoninë e mbajtur në Kongresin amerikan në Uashington. Betimin e dha edhe nënpresidentja, Kamala Harris, e cila bëhet gruaja e parë në SHBA që mban këtë post. Kjo ceremoni e inaugurimit, ku nuk mori pjesë ish-presidenti, Donald Trump, u mbajt nën masa të shtuara të sigurisë.
Inaugurimi përmes fotografive

29
SHBA-ja rriti masat e sigurisë para inaugurimit të Bidenit. Mbi 25 mijë trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur në Uashington, për të ofruar siguri më 20 janar, kur Biden bën betimin si president.

30
Një punëtor vendos flamuj pranë Shtëpisë së Bardhë, teksa po bëhen përgatitjet e fundit për ceremoninë e inaugurimit.

31
Dy ushtarë të Gaardës Kombëtare qëndrojnë pranë ndërtesës së Kongresit. Më 6 janar, kjo ndërtesë u sulmua nga mbështetës të presidentit në largim, Donald Trump, ku humbën jetën pesë persona.

32
Memoriali i Lincolnit në Uashington.