Joe Biden u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ceremoninë e mbajtur në Kongresin amerikan në Uashington. Betimin e dha edhe nënpresidentja, Kamala Harris, e cila bëhet gruaja e parë në SHBA që mban këtë post. Kjo ceremoni e inaugurimit, ku nuk mori pjesë ish-presidenti, Donald Trump, u mbajt nën masa të shtuara të sigurisë.
Inaugurimi përmes fotografive

33
Një pano me emrin e Bidenit dhe Harrisit është vendosur pranë Shtëpisë së Bardhë.

34
Donald Trump dhe Melania Trump, duke dalë nga Shtëpia e Bardhë.

35
Donald Trump duke përshëndetur gazetarët, teksa largohet nga Shtëpia e Bardhë. Ai ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Joe Bidenit dhe së bashku me familjen e tij është nisur drejt Floridës.