Joe Biden u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ceremoninë e mbajtur në Kongresin amerikan në Uashington. Betimin e dha edhe nënpresidentja, Kamala Harris, e cila bëhet gruaja e parë në SHBA që mban këtë post. Kjo ceremoni e inaugurimit, ku nuk mori pjesë ish-presidenti, Donald Trump, u mbajt nën masa të shtuara të sigurisë.
Inaugurimi përmes fotografive

25
Flamuj të vendosur pranë Kongresit, ku Biden do të betohet si president, së bashku me nënpresidenten e zgjedhur, Kamala Harris.

26
Më 18 janar, ushtarët morën pjesë në provat për ceremoninë e inaugurimit të Bidenit dhe Harrisit.

27
Ndërtesa e Kongresit amerikan bëhet gati për ceremoninë e inaugurimit.

28
Dhoma presidenciale në Kongresin amerikan - vendi ku Joe Biden do të qëndrojë para inaugurimit si president i SHBA-së.