Joe Biden u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ceremoninë e mbajtur në Kongresin amerikan në Uashington. Betimin e dha edhe nënpresidentja, Kamala Harris, e cila bëhet gruaja e parë në SHBA që mban këtë post. Kjo ceremoni e inaugurimit, ku nuk mori pjesë ish-presidenti, Donald Trump, u mbajt nën masa të shtuara të sigurisë.
Inaugurimi përmes fotografive

21
Anëtarët e bendit të Ushtrisë amerikane

22
Policia e Uashingtonit qëndron pranë vendit ku Joe Biden do të betohet si president.

23
Skena ku do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Joe Bidenit si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Uashington, 19 janar.

24
"Fusha e Flamujve" - është vendosur pranë National Mall që gjendet pranë Kongresit amerikanë. Fotografia është bërë më 19 janar, teksa më 20 janar Biden do të betohet si president.