Joe Biden u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ceremoninë e mbajtur në Kongresin amerikan në Uashington. Betimin e dha edhe nënpresidentja, Kamala Harris, e cila bëhet gruaja e parë në SHBA që mban këtë post. Kjo ceremoni e inaugurimit, ku nuk mori pjesë ish-presidenti, Donald Trump, u mbajt nën masa të shtuara të sigurisë.
Inaugurimi përmes fotografive

17
Nënpresidenti në largim, Mike Pence së bashku me gruan e tij, Karen Pence marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Joe Bidenit.

18
Forca të shtuara të sigurisë në ceremoninë inauguruese të Bidenit.

19
Flamujt e vendosur pranë Kongresit amerikan.

20
Kongresi amerikan ku Joe Biden betohet si president.