Joe Biden u betua si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ceremoninë e mbajtur në Kongresin amerikan në Uashington. Betimin e dha edhe nënpresidentja, Kamala Harris, e cila bëhet gruaja e parë në SHBA që mban këtë post. Kjo ceremoni e inaugurimit, ku nuk mori pjesë ish-presidenti, Donald Trump, u mbajt nën masa të shtuara të sigurisë.
Inaugurimi përmes fotografive

13
Vetura e presidentit Joe Biden dhe nënpresidentes, Kamala Harris arrin në Varrezat në Arlington në Virxhinia, ku ata vendosën kurora lulesh pranë varrit të Ushtarit të Panjohur.

14
Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill pas ceremonisë së inaugurimit shkojnë në Shtëpinë e Bardhë.

15
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden dhe nënpresidentja e zgjedhur, Kamala Harris arrijnë në Kongres, para inaugurimit të tyre.

16
Joe Biden arrin në Kongres, para inaugurimit.