Korrje-shirjet, të kushtueshme e të pamjaftueshme
Në Kosovë nga fundi i qershorit ka filluar fushata e korrje-shirjes së grurit, ndërsa fermerët parashikojnë që të sigurohen rreth 50 për qind të kërkesave të popullatës për ushqim. Sipas të dhënave preliminare, sasia e grurit sivjet do të jetë brenda mesatares, 3500-4500 kilogramë për hektarë, nga korrja e rreth 70 mijë hektarëve të mbjellë me këtë kulturë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Që nga fundi i qershorit në Kosovë ka nisur fushata e korrje-shirjes së grurit.

2
Një kombajnë duke korrur grurë në rajonin e Vushtrrisë.
Për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike dhe shtrenjtimit të çmimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve, kultivuesit e grurit nuk janë në gjendje të garantojnë sasi dhe cilësi të duhur.
Për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike dhe shtrenjtimit të çmimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve, kultivuesit e grurit nuk janë në gjendje të garantojnë sasi dhe cilësi të duhur.

3
Fermerët thonë se shkaku i rritjes së çmimit të plehut artificial dhe derivateve të naftës, e kanë zvogëluar sipërfaqen e tokës së mbjellë me grurë.

4
Një kombajner gjatë procesit të korrjes së grurit.
Facebook Forum