Më shumë se 12.000 njerëz, kryesisht azilkërkues nga Afganistani, Siria dhe Afrika, mbetën pa strehë dhe qasje në ushqim, pasi një zjarr shkatërroi kampin e migrantëve Moria në ishullin Lesbos të Greqisë, më 9 shtator. Autoritetet kanë filluar strehimin e tyre në një kamp të improvizuar. Gjermania ka shprehur gatishmërinë të pranojë rreth 1.500 migrantë nga ishujt grekë. Në territorin grek janë rreth 30.000 migrantë.
Greqi: Jeta e migrantëve pas zjarrit shkatërrues
13
Kampi i përkohshëm në Lesbos.
14
Refugjatët dhe migrantët nga kampi i shkatërruar Moria protestojnë pranë një kampi të ri të përkohshëm, në ishullin Lesbos, Greqi, 14 shtator, 2020. Zyrtarët kanë shpallur një emergjencë katër-mujore në Lesbos dhe kanë dërguar polici shtesë në rast të trazirave.
15
Një familje nga kampi i shkatërruar Moria arrin në një kamp të ri të përkohshëm.
16
Kushtet në të cilat jetojnë migrantët e kampit të shkatërruar Moria në Greqi.