Më shumë se 12.000 njerëz, kryesisht azilkërkues nga Afganistani, Siria dhe Afrika, mbetën pa strehë dhe qasje në ushqim, pasi një zjarr shkatërroi kampin e migrantëve Moria në ishullin Lesbos të Greqisë, më 9 shtator. Autoritetet kanë filluar strehimin e tyre në një kamp të improvizuar. Gjermania ka shprehur gatishmërinë të pranojë rreth 1.500 migrantë nga ishujt grekë. Në territorin grek janë rreth 30.000 migrantë.
Greqi: Jeta e migrantëve pas zjarrit shkatërrues
5
Fotografi e bërë gjatë lutjeve në kampin e përkohshëm në Lesbos.
6
Migrantët gjatë ceremonisë së lutjeve në kampin e ri të përkohshëm.
7
Një grua e ushqen me qumësht foshnjën e saj të porsalindur derisa kanë gjetur strehë në një depo pranë një kampi të ri të përkohshëm.
8
Migrantët e ulur nën një strehë të improvizuar pranë çadrave të djegura në kampin e shkatërruar Moria.