Ndërlidhjet

Radio Evropa e Lirë shpërblehet me çmimet kryesore për agro-gazetari


Çmimet e fituara nga gazetarët e REL-it në Prishtinë.
Çmimet e fituara nga gazetarët e REL-it në Prishtinë.

Caritas-i zviceran në Kosovë e ka shpërblyer me dy çmime të para Shërbimin e Kosovës të Radios Evropa e Lirë (REL), gjatë një ceremonie për ndarjen e çmimeve për agro-gazetari, të premten në Prishtinë.

Gazetarja Nadije Ahmeti, kameramani Ibrahim Berisha dhe ish-bursistja e REL-it, Erza Elezaj, u bënë gazetarët e parë që fitojnë çmime për materiale gazetareske për bujqësi nga kjo organizatë joqeveritare.

Ahmeti e fitoi çmimin për shkrimin më të mirë, ndërsa Elezaj dhe Berisha e fituan çmimin për videon më të mirë.

Nadije Ahmeti.
Nadije Ahmeti.

Ahmeti u shpërblye për shkrimin e saj, “Perimet vendore shkojnë jashtë, tregu mbushet me import”, i publikuar më 9 gusht.

Ajo solli rrëfimin e bujkut Erbril Mazreku, 32-vjeçar nga komuna e Mamushës, në rajonin e Prizrenit, i cili ka të mbjellë rreth 2.5 hektarë tokë me domate në serrë, për t’i eksportuar jashtë vendit.

Ibrahim Berisha dhe Erza Elezaj.
Ibrahim Berisha dhe Erza Elezaj.

Berisha dhe Elezaj u vlerësuan për videon e tyre nga 27 korriku, “Në 4 ari tokë, Shqipja rindërton jetën e saj”.

Në të, Shqipe Gashi, një grua 51-vjeçare nga Kishnica e Prishtinës, rrëfen për rindërtimin e jetës së vet nga dhembja – përmes punimit të tokës.

Në 4 ari tokë, Shqipja rindërton jetën e saj
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:47 0:00

Çmimet u ndanë në kuadër të nismës “Agro Media Partnership” të programit Fuqizimi i Ekonomive Rurale në Bujqësi (EREA), i cili zbatohet nga Caritas-i zviceran në Kosovë dhe financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC).

Organizatat thanë se synimi i çmimeve ishte nxitja e raportimit për bujqësi, rritja e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e fermerëve dhe të bujqësisë në Kosovë dhe për rolin e gazetarisë në promovimin e një diskursi të tillë.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG