Mes tensioneve politike në rritje, gardhet e larta kufitare po bëhen të zakonshme nëpër Evropë. Më 2 nëntor, ministri i Mbrojtjes i Polonisë njoftoi se kufiri prej 210 kilometrash mes vendit të tij dhe eksklavës së Rusisë, Kalinigradit, do të mbyllej përmes gardhit më të ri kufitar në kontinent.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Vijat ndarëse: Gardhet e reja kufitare të Evropës

1
Të burgosurit hungarezë duke vendosur tela me gjemba mbi një gardh në kufirin me Serbinë, në Roszke, Hungari jugore, më 28 tetor.
Gardhi i porsalartësuar ishte ngritur fillimisht më 2015, mes një vale emigrantësh nga Lindja e Mesme, të cilët përpiqeshin të futeshin në Bashkimin Evropian.

2
Një rojë kufitare polake duke patrulluar përgjatë një barriere të re masive, e cila është ndërtuar në kufirin e vendit me Bjellorusinë.
Ky gardh është përfunduar në qershor, pasi Bjellorusia u akuzua për shtyrjen e emigrantëve nga Lindja e Mesme drejt kufijve të saj me BE-në, për t’i bërë trysni Brukselit për sanksionet e tij.

3
Gardhi kufitar 4-metërsh i Lituanisë me Bjellorusinë, i fotografuar në nëntorin e vitit 2021.
Vendet evropiane kanë ngritur barriera kufitare me gjatësi prej mbi 1.000 kilometrash gjatë 30 vjetëve të fundit, ndërsa shumica e këtyre gardheve janë ndërtuar që prej krizës me emigrantë më 2015.

4
Policia kufitare bullgare duke patrulluar më 2 shtator, afër një gardhi në kufirin e vendit të saj me Turqinë.
Ndërtimi i kësaj barriere kufitare nisi më 2014, teksa ajo që u bë e njohur si kriza me emigrantë sapo kishte filluar. Ambasadori i Turqisë në Bullgari asokohe kritikoi gardhin dhe “mesazhin politik” që, sipas tij, e dërgonte ai.